Live

Banka Botërore e largon Kosovën nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti

18:23 / 09 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati, ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit.

Murati ka bërë të ditur se Banka Botërore e ka larguar Kosovën nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti.

“Pas mëse 15 vitesh si shtet anëtar në Bankën Botërore, këtë javë kemi pranuar njoftimin që Kosova është larguar nga kjo listë. Ky ndryshim përbën avancim të jashtëzakonshëm dhe i vulos arritjet tona si shtet duke dëshmuar stabilitet institucional dhe qëndrueshmëri ekonomike. Ky lajm i mirë padyshim se do të ketë ndikim pozitiv në perceptimin ndërkombëtar karshi Republikës së Kosovës dhe e rritë besueshmërinë e investitorëve të huaj” shkruan Murati.

Reagimi i plotë:

Super lajm! 🌟

Banka Botërore e largon Kosovën nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti

Nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti

Pas mëse 15 vitesh si shtet anëtar në Bankën Botërore, këtë javë kemi pranuar njoftimin që Kosova është larguar nga kjo listë.

Ky ndryshim përbën avancim të jashtëzakonshëm dhe i vulos arritjet tona si shtet duke dëshmuar stabilitet institucional dhe qëndrueshmëri ekonomike.

Ky lajm i mirë padyshim se do të ketë ndikim pozitiv në perceptimin ndërkombëtar karshi Republikës së Kosovës dhe e rritë besueshmërinë e investitorëve të huaj.

Njëkohësisht, kjo dëshmon edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me Bankën Botërore, por edhe koordinimin jashtëzakonisht të mirë në mes të institucioneve vendore si MFPT dhe BQK.

Patjetër që falënderim i veçantë shkon për të gjithë që janë angazhuar drejt kësaj arritjeje.

Shpërndaje në

U Kopjua