Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, u shpreh se duhet unitet i Evropës për të përballur sfidat aktuale globale.
“Ne duhet të veprojmë të bashkuar, mbi bazën e bashkëpunimit. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare, është e nevojshme të krijohet një arkitekturë e drejtë dhe e gjithpërfshirjes globale, e qeverisjes”.
“Ky transformim, i cili do bazohet në parimet e pandashmërisë, duhet së pari të nisë në shtëpinë tonë, në kontinentin Evropian. Ka potencial të jashtëzakonshëm për të bashkuar në fusha si industria e mbrojtje, energjia, korridoret e transportit, tregjet digjitale dhe lëndët e mineralet kritike”.
“Janë shumë fusha ku ne mund të bashkëpunojmë në këto kohë kritike, ku diskutojmë të ardhmen e sigurisë evropiane. Përpjekjet e BE-së për të investuar në mbrojtje, janë vërtet të dobishme”.
“Këto përpjekje duhet të përfshijë edhe aleatë që nuk janë në BE, në mënyrë që mos të gërryejë rolin thelbësor të NATO-s. Në fakt, me këto lloj ideje do ishte në interesin më të mirë të sigurisë evropiane. Nëse bëhemi bashkë, bëhemi më të fortë”, tha Erdogan.