Live

Bashkimi Evropian ende pa marrëveshje që të ndërpritet praktika e ndërrimit të orës

17:06 / 29 Mars 2025

Nga Kosova Live

Në Bashkimin Evropian nuk ka ende një marrëveshje për të përfunduar praktikën e ndryshimeve sezonale të orës, edhe pse një propozim për këtë çështje ka ekzistuar për shtatë vjet.

Pavarësisht se Parlamenti Evropian ka miratuar një vendim për t’i dhënë fund ndërrimit të orës, shtetet anëtare të BE-së nuk kanë arritur ende një konsensus në lidhje me atë se cila orë duhet të mbetet në përdorim gjatë gjithë vitit, në orën verore apo dimërore.

Ana Kaisser, zëdhënëse e Këshillit Evropian, ka thënë: “Në vitin 2018 kemi paraqitur propozimin për të ndalur ndryshimet sezonale të orës, por çështja ka ngecur në Këshillin e BE-së. Bazuar në reagimet e Parlamentit Evropian, shteteve anëtare dhe ekspertëve, Komisioni Evropian vendosi që t’u lihet mundësia shteteve anëtare për të vendosur vetë.  Ende besojmë se një zgjidhje e koordinuar është e mundur”.

Sipas një direktive të Komisionit Evropian të vitit 2018, shtetet anëtare do të kenë mundësinë të zgjedhin mes orës dimërore apo verore, por ajo do të mbetet e pandryshuar gjatë gjithë vitit.

Aktualisht, BE-ja ka tre zona standarde kohore, me shumicën e shteteve anëtare, përfshirë 17 shtete, që ndodhen në zonën e Evropës Qendrore, e cila është e njëjtë me atë të Ballkanit Perëndimor.

Shpërndaje në

U Kopjua