Live

Bashkimi Evropian shtyn tarifat ndaj SHBA-së deri në mes të prillit

16:43 / 20 Mars 2025

Nga Kosova Live

Bashkimi Evropian ka shtyrë tarifat ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi metalet e vendosura të presidentit Donald Trump deri në mes të muajit prill të këtij viti, duke e lejuar atë të rimendojë se cilat mallra amerikane të godasë dhe të ofrojë javë shtesë për negociata.

Komisioni Evropian kishte propozuar të rikthente tarifat të vitit 2018 mbi 4.5 miliardë euro (4.9 miliardë dollarë) të produkteve amerikane më 1 prill, kurse më 13 prill do të goditeshin mallra amerikane me vlerë 18 miliardë euro.

Sot, gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin Evropian, komisioneri Evropian për Tregtinë, Marosh Shefçoviç tha se “po shqyrtojmë mundësinë e bashkimit të kohës së dy grupeve të kundërmasave të BE-së, në mënyrë që të mund të diskutojmë me vendet anëtare për të dyja listat njëkohësisht. Kjo do të na jepte gjithashtu kohë shtesë për negociata me partnerët tanë amerikanë.”

Shpërndaje në

U Kopjua