Bayer Leverkuseni e ka mohuar se Granit Xhaka do të transferohet te Milani.
Drejtori sportiv, Simon Rolfes, madje është shprehur kategorikisht i prerë.
“Nuk ka pasur kurrë dhe nuk do të ketë asnjëherë negociata me Milanin për Xhakën, as propozime për çmimin e një transferimi. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne,” ka deklaruar Rolfes.
Javët e fundit ishte përfolur se shqiptari i Zvicrës është shumë afër kalimit te Kuqezinjtë.