Live

BE-ja mirëpret propozimin për armëpushim në Ukrainë

21:42 / 11 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke përshëndetur lajmin nga Arabia Saudite për armëpushim në Ukrainë.

“Ky është një zhvillim pozitiv që mund të jetë një hap drejt një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”, kanë thënë ata.

Ata kanë thënë po ashtu se BE-ja është e gatshme të luajë rolin e saj të plotë, së bashku me partnerët e saj, në negociatat e ardhshme të paqes.

Shpërndaje në

U Kopjua