Live

BE po punon për paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë

19:01 / 14 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ministrat e Jashtëm të Evropës kanë diskutuar sot në Luksemburg për Ukrainën.

Andrii Sybiha, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, ishte planifikuar të bashkohej në takimin, të kryesuar nga Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Kallas ka thënë se BE po punon për një paketë të 17-të sanksionesh kundër Rusisë, përcjell Klankosova.tv.

“Të gjithë ata që duan që vrasjet të ndalet duhet të bëjnë presionin maksimal”, është shprehur ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua