Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pranuar këtë të enjte çmimin “Qytatr Nderi” i Gjilanit.
Në profilin e tij në Facebook, Begaj ka shkruar ndër të tjera se e ka pranuar këtë çmim me përulësi, emocion e mirënjohje.
Postimi i plotë:
“Me emocion, mirënjohje dhe përulësi pranova sot titullin “Qyetar Nderi” i Gjilanit, të këtij qyteti në rrugët e të cilit ndihet historia, energjia rinore, shpresa për të ardhmen.
Ky titull u përket të gjithë shqiptarëve, që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës qëndruan pranë dhe krah jush, si pjesë e pandashme e trungut të përbashkët.”