Live

Behrami: Insistimi për Albulena Haxhiun nuk është degradim vetëm për Kosovën

15:10 / 10 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka vlerësuar se insistimi i VV-së që vetëm Albulena Haxhiun të zgjidhet kryetare të Kuvendit nuk është degradim vetëm për Kosovën.

Ai ka bërë me dije se një insistim i tillë është degradim edhe për vetë VV-në.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se VV-ja ka figura më unifikuese.

“Insistimi për Albulena Haxhiun nuk është degradim vetëm për Kosovën, por edhe për vetë VV-në. Paramendo, nga një figurë si Glauk Konjufca, që gëzon deri diku mbështetje popullore, të një pjese të opozitës dhe shoqërisë civile, VV-ja insiston në një figurë përçarëse dhe izolacioniste, siç është Albulena. Çfarë degradimi!”, ka shkruar Behrami.

Shpërndaje në

U Kopjua