Live

Bëhuni gati: Temperaturat këtë javë deri në 41°C

14:15 / 21 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fuqishëm të masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore. Nën këto kushte, moti do të jetë kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë.

Kjo situatë pritet të vazhdojë të paktën deri të premten, ndërsa gjatë fundjavës, konkretisht të dielën, parashihet të depërtojnë gradualisht masa më të ftohta dhe të lagështa. Si pasojë, priten rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh, si dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here do të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 58 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 16 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale nga 32 deri në 41°C. Netët do të mbeten tropikale në një pjesë të mirë të vendit, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, ku temperaturat minimale pritet të qëndrojnë mbi 20.0°C.

Të dielën, varësisht nga koha kur do të depërtojnë masat e ftohta, temperaturat maksimale mund të bien me të paktën 10°C.

Shpërndaje në

U Kopjua