Live

Beqa flet për kandidatin e PDK-së për kryeministër, për dinarin përmend kushtetutën dhe miqtë ndërkombëtar

16:00 / 11 Shkurt 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa është deklaruar për mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të këtij subjekti.

Ai ka thënë se është vendosur që zgjedhjet e brendshme të mbahen pas atyre nacionale.

Beqa në një intervistë për IndeksOnline ka folur edhe për kandidatin e PDK-së për kryeminsitër, i cili, sipas tij, normalisht është kryetari i këtij subjekti, përveç, nëse organet drejtuese të partisë marrin një vendim tjetër.

Beqa po ashtu ka folur edhe për çështjen e shumëpërfolur kohëve të fundit, dinarin duke thënë se duhet të respektohet kushtetuta dhe të njëjtën kohë të ketë dakordancë edhe me miqtë ndërkomëbtarë.

Shpërndaje në

U Kopjua