Live

Berisha: As nuk i kanë kontribuar e as nuk e kanë shkaktuar këta zyrtarë policorë vdekjen e Agon Zejnullahut

15:39 / 09 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Është mbajtur seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dega në Lipjan ndaj pesë zyrtarëve policorë që janë të përfshirë në vdekjen e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu.

Pesë policët po dyshohen se kanë kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

E për këtë, avokati, Besnik Berisha ka deklaruar se policia nuk duhet të përbaldozet e as të sulmohet edhe nëse kanë gabuar.

Ai tutje ka thënë se nuk duhet të nxitoj askush të gjykojë policët, derisa të zbardhen detajet e tjera nga mjekësia.

“Nuk synohet në vend aty që t’i jepet frymarrje, nuk prodhohen mendikamente që i ka protokoli i mjekësisë, prandaj nxitoi ajo zonja që t’i fajësoi policinë para se të flasë mjekësia. Veprimet të cilat dyshohen se janë shkaktuar nga substancat për të cilat duhen që dikush të flas dhe nuk jemi ne si avokat as policia, e as analistat. Nuk është kjo drejtësi, nuk duhet të përbaldozet kjo polici nuk e meriton teë sulmohet edhe nëse kanë gabuar 1,2,3 ose 5 veta”, ka deklaruar Berisha.

“Për një rast që unë besoj fuqishëm që as nuk e kanë shkaktuar zyrtarët policor, policia sot po sulomohet padrejtësisht përderisa mjekësia nuk ka folur mëtutje dhe nuk dihet as shkaku i vdekjes e as kontributin e shkakut të vdekjes e aq më pak nuk dihet se kush ishin substancat të cilat ishin në organizmin e tani të ndjerit. Por zyrtarët policor nuk janë as fajtorë”.

Shpërndaje në

U Kopjua