Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i ka reaguar ish-komandantit të UÇK-së, Rrustem Mustafës, i cili të hënën u rreshtuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas situatës në veri dhe masave që BE-ja i ndërmori ndaj Kosovës.
“Kryeministri Kurti duhet të mbështetet maksimalisht në këto kohë krizash, gjithandej”, tha Remi gjatë ditës së djeshme, për çka sot mori një pyetje nga Berisha.
Berisha, që ka qenë bashkëluftëtar me Remin, e pyeti atë se “bashkë kundër kujt”, transmeton Paparaci.
”Të bashkuar kundër kundrejt Remi, të bashkuar me Qeverinë kundër kujt. Nuk është Serbia atje, është Qeveria dhe qytetarët serbë. Kundër kujt, kundër vendeve të BE-së, ShBA-ve, QUINT”, tha ai në T7.
“Atë jemi bashkë me kryeministrin që ta bëjmë me reformatimin e dialogut, çdo vendim që ka marrë është tërhequr”, shtoi ai, teksa kritikoi Kurtin për qasjen rreth veriut të Kosovës.
Sipas tij, e çështja e Veriut zgjidhet vetëm me diplomacinë amerikane, teksa shtoi se Bashkimi Evropian nuk e ka atë forcë.
Ai përmendi emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, duke thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi “nuk ka qenë njeri i çmendur që ka refuzuar emërimin e tij”.
“Hashim Tha֛i nuk ka qenë njeri i çmendur që ka refuzuar emërimin e Lajçakut e takimin me të”, tha ai, duke kërkuar që “të lexohet biografia e Lajçakut”.
Sipas tij, Kurti akoma pa i fituar zgjedhjet është takuar me Lajçakun. Shtoi se Rusisë “i konvenon konflikti”, duke thënë më pas se Kosova ka nevojë për ShBA-të.
Ligjvënësi opozitar theksoi se “nëse Serbia sulmon atëherë merr fund”. Ai po ashtu tha se “nuk ka gjasa Serbia ta zhvillojë luftën jashtë territorit të saj”.