Live

Berisha: Ndër politikanët që më frymëzojnë është edhe Donald Trump

17:22 / 22 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratë të Shqipërisë, Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e kësaj të shtune një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ndër të tjera është pyetur nga ata se kush janë politikanët që e frymëzojnë.

Berisha përmendi emrat e Winston Churchill, Ronald Reagan dhe Martin Luther King.

Ai po ashtu e përmendi edhe presidentin aktual amerikan Donald Trump, ku sipas liderit demokrat e frymëzoi kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm.

Përgjigja e tij e plotë:

Pyetje interesante, sigurisht që ka politikanë që më kanë frymëzuar shumë. Këta politikanë që më kanë frymëzuar, më kanë frymëzuar me akte madhore të guximit.

Më ka frymëzuar shumë Çërçilli kur thotë se nuk dorëzohemi kurrë por do luftojmë në tokë, në det, në ajër, në një kohë kur situata ishte dëshpëruese për Britaninë e Madhe. Më ka frymëzuar jashtë mase Ronald Regan kur deklaroi se çështja gjermane është çështje e lirisë së njerëzimit, zoti Gorbaçov rrëzojë këtë mur.

Më ka frymëzuar shumë Donald Tramp kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm, në kuptimin që janë ata që mbanin flamurin e censurës, që politizonin në mënyrë ekstreme drejtësinë, që ndërmerrnin shkatërrimet masive të simboleve të historisë së SHBA si në revolucionin kulturor kinez apo kundër kishave dhe xhamive në Shqipëri.

Pra, ata që më kanë frymëzuar më shumë kanë qenë njerëzit e vendimeve të guximshme. Më ka frymëzuar Martin Luter, që para konklavës që do ta hidhte në zjarrin e truve, u thotë gjykatësve se gjithçka kam thënë, e kam thënë me ndërgjegje të plotë dhe me bindjen time më ët plotë. Pra, frymëzuesit e mi më të mëdhenj janë guximtarët më të mëdhenj. Unë ndoshta e kuptova në këtë formë.

Shpërndaje në

U Kopjua