Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, tubimin e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore e ka mbajtur në Fushë-Krujë, ku ka bërë prezantimin e kandidatëve të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.
Gjatë fjalimit të tij, ai ka “sulmuar” kryesocialistin Edi Rama, për të cilin ka thënë se ka shpenzuar para më shumë se presidenti amerikan Donald Trump.
“Nuk del dot përpara jush për të dhënë llogari, sepse e di që me avionët në dispozicion, ka shpenzuar e se ka udhëtuar dy herë më shumë se Presidenti i SHBA-së në 2 vite. Se ju ka gjobitur ju me 20 milionë euro. Nuk del dot përpara jush, sepse pasi kishte deklaruar 3800 euro, na doli me saraje dy herë më të mëdha se Enver Hoxha. Doli me oborr katër herë më të madh se diktatori”, tha Berisha, sipas TCh-së.