Policia e Kosovës ka marrë mbështetje të madhe pas aksionit të djeshëm kundër terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit, ku fatkeqësisht mbeti i vdekur polici, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.
Mesazhe falënderuese për Policinë e Kosovës kanë ardhur edhe nga New York-u.
Në Times Square, në zemër të New York’ut janë shfaqur billboarda falënderues për Policinë e Kosovës, shkruan Kosovalive.net.

Këto billboarde janë vendosur nga Platforma e patundshmërive, kompania shqiptaro-amerikane Tafingo, tashmë e njohur në komunitetin shqiptarë që gjithmonë për festen e Pavarësisë mbush sheshin e New Yorkut si dhe billlboarda të tjera nëpër Amerike me flamuj të Kosovës.