Live

Biserko: Rinia në Serbi e di që Kosova është e pavarur – ata protestojnë kundër pushtetit të Vuçiqit

07:13 / 06 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në Serbi po vazhdojnë protestat kundër regjimit të Aleksandar Vuçiq, ndërsa Sonja Biserko, udhëheqëse e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, ka theksuar se brezi i ri është duke u ngritur kundër pushtetit 13-vjeçar të Vuçiqit.

Ajo ka shtuar se këta protestues janë gjithashtu kundër sistemit mafioz dhe korruptiv, të cilin e konsiderojnë të udhëhequr nga Vuçiq.

Biserko ka deklaruar se shumë persona mendonin se të rinjtë nuk janë të interesuar për politikë dhe se ata shpresonin të përfundonin studimet dhe të emigronin jashtë vendit.

Sepse shumica në Serbi kanë qenë e mendimit se këto gjeneratat e reja nuk janë të interesuara për politikën dhe se presin të përfundojnë studimet dhe të shkojnë jashtë vendit. Këtë që ata e thonë për Kosovën, është diçka me të cilin ata janë rritur. Kjo është propagandë që dominon në formimin e këtyre të rinjve.” – ka thënë Biserko për KlanKosova.

Megjithatë, ajo e shikon këtë perceptim si një rezultat të propagandës që ka dominuar formimin e këtij brezi të ri. Për më tepër, ajo ka theksuar se rinia dhe shumë qytetarë të tjerë në Serbi tani janë të vetëdijshëm se Kosova është një shtet i pavarur.

Me rëndësi të themi se shumica e qytetarëve në Serbi kanë njëlloj raporti me Vladimir Putinin dhe Rusinë, në të njëjtën kohë ata shkojnë në Perëndim. Kjo është situatë goxha shumë skizofrenike. Edhe rinia e dinë që Kosova në fakt nuk është Serbi. Por në mesin e tyre ka edhe njerëz që janë me orientim djathtist dhe grupe djathtiste. Por kjo nuk është që dominon në këto protesta”.

Tani ky është një proces që do ta shohim se si do të shkojë. Askund nuk kalon lehtë, dhe nuk pritet të jep përgjigje në të gjitha çështjet që Serbia duhet të përballet. Duhet që të shikohet në pasqyrë, në mënyrë që ata ta kuptojnë gjithë atë që ka ndodhur në 40 vitet e fundit, dhe çfarë ndikimi ka pasur në rajon.”, tha tutje ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua