Live

Bllokada në Kosovë tërheq vëmendjen e ish-kryeministrit suedez: Keq për të gjithë…

12:54 / 22 Korrik 2025

Nga Kosova Live

50 seancat e dështuara konstituive në Kosovë kanë tërhequr vëmendjen e ish-kryeministrit të Suedisë, Carl Bildt.

Përmes një postimi në profilin e tij në “X”, Bildt ka komentuar situatën e bllokuar politike në vend.

“A do të ketë ndonjëherë Kosova një qeveri të re?”, pyeti ai, duke vënë në pah frustrimin me zhvillimet aktuale.

Sipas tij, dështimi për të ecur përpara ka dëmtuar seriozisht besueshmërinë e shtetit.

“Kjo është keq për të gjithë,” përfundoi Bildt në reagimin e tij, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua