Live

Bllokuesi nuk kalon”, Haziri reagon pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend

21:47 / 26 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shkruar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën e bllokuar në Kuvendin e Kosovës.

Haziri ka thënë se “bllokuesi nuk kalon”, duke thënë se është për keqardhje që në vend se politikanët, nëpërmje deputetëve, t’i zgjidhin ngërçet, i duhet Gjykatës Kushtetuese që ta bëjë këtë.

Ai ka thënë se Kushtetuesja nuk lejon shantazhin politik.

Më poshtë postmi i plotë:

Bllokuesi nuk kalon!

Përshkrimi i frymës kushtetuese që Kosova ka vendosur më 17 shkurt 2008, nënkupton që marrëveshjet, mirëbesimi e kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime dhe patriotike në këtë Republikë, e cila themelet i ka më 2 korrik 1990. Nuk ka detyrim.

Për votim, nuk e lejon shantazhin politik, e aq më shumë, nuk lejon keqpërdorimin e frymës kushtetuese për t’u keqpërdorë për konsum politik.

Është për keqardhje që në vend se politikanët, nëpërmje deputetëve, t’i zgjidhin ngërçet, i duhet Gjykatës Kushtetuese që ta bëjë këtë!

Bllokuesi nuk kalon.

Nuk kemi Kuvend e as Qeveri, por vetëm deputetë të zgjedhur, sikurse që nuk mundesh me qenë edhe deputet e edhe anëtar i Qeverisë.

Republika, mbi të gjitha!

Shpërndaje në

U Kopjua