Live

Boll u çaraveshët qaty: Gashit i bëjnë zhurmë prapa shpinës teksa flet për Komision Hetimor rreth rezervave shtetërore

11:40 / 21 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Kuvendi i Kosovës diskuton për themelimin e Komisionit hetimor parlamentar lidhur me keqpërdorimet e mundshme me rezervat shtetërore.

Teksa ka prezantuar ekspozenë e themelimit të Komisionit Hetimor parlamentar për rezervat shtetërore, deputeti i LDK-së Arben Gashi, duket se u përcoll me zhurmë nga pjesë e kabinetit qeveritar që ndodhej ulur prapa tij.

‘Boll u çaraveshët qaty se jemi tuj folë për çështje me rëndësi”, iu tha deputeti Gashi atyre që po e pengonin prapa tij.

‘Hetim parlamentar për keqpërdorimin dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore. Duke pasur parasysh indiciet përtej dyshimit të bazuar për abuzime të mundshme me procesin e furnizimit me rezerva shtetërore, e konsiderojmë të nevojshme të bëhet hetim i thellë parlamentar’, tha Gashi veç tjerash përcjell Periskopi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...