Live

Bombardohen spitali dhe tregu, shtatë të vdekur në Sudanin Jugor

21:29 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Të paktën shtatë persona janë vrarë pasi një spital dhe një treg u bombarduan në Sudanin e Jugut, tha një organizatë bamirëse mjekësore, ndërsa rritet frika për një rikthim në luftë civile.

Mjekët pa Kufij (MSF) thanë se helikopterë luftarakë hodhën një bombë në farmacinë e spitalit që ata drejtojnë në Old Fangak, shtetin Jonglei, duke e djegur atë, përpara se të qëllonin qytetin për 30 minuta. Një dron më pas bombardoi një treg lokal, tha MSF.

Spitali është i vetmi në qarkun Fangak, i cili ka një popullsi prej më shumë se 110,000 banorësh, tha MSF, dhe të gjitha furnizimet e saj mjekësore u shkatërruan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Organizata bamirëse e quajti sulmin, i cili la 20 persona të plagosur, një “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar humanitar”.

Shpërndaje në

U Kopjua