Live

Brahimaj për Deharin: E kanë qitë aty një fatkeq, gjyshin plak – Haxhiun s’e votoj në asnjë rrethanë

11:07 / 09 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj ka thënë se nuk do ta votojë Albulena Haxhiun në asnjë rrethanë. Para mediave, ai u shpreh i hapur për votim në rast se ndryshohet emri i kandidatit.

Pos kësaj deklarate, deputeti tutje tha se VV-ja nuk është e interesuar t’i bëjë numrat.

“VV nuk është e interesuar t’i bëjë numrat, në çdo seancë ka mungesë të deputetëve të kësaj partie, e kanë gjet një fatkeq, gjyshin plak e kanë qitë aty i cili nuk ka të drejtë me dalë prej rendit të ditës të cilën e ka bo kryesia e parlamentit paraprak. Personalisht me këtë propozim që e ka VV nuk e votoj në asnjë rrethanë, në Aleancë ka demokraci, unë këtë person nuk e votoj”, u shpreh Brahimaj, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua