Live

Britania thotë se s’ka marrëveshje me Francën për propozimin e armëpushimit në Ukrainë

15:52 / 03 Mars 2025

Nga Kosova Live


As Franca dhe Britania e Madhe nuk u morën vesh për një armëpushim të pjesshëm në Ukrainë, thotë një ministër britanik, për të cilën ka raportuar agjencia e lajmeve, AFP, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se këtë propozim e kanë bërë të dyja vendet.

Presidenti francez foli për gazetën franceze Le Figaro ku tha se Londra dhe Parisi po punojnë për të propozuar një armëpushim një mujor në Ukrainë “në ajër, në det dhe për infrastrukturën energjetike”.

“Ne po punojmë së bashku me Francën dhe aleatët tanë evropianë për të shqyrtuar se cili është rrugëtimi drejt krijimit të një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë”, tha Macron.

Për gjasat e pakta të një marrëveshje armëpushimi, ka folur edhe një zyrtar i qeverisë britanike, i cili tha se ka opsione të ndryshme mbi tryezë, të cilat janë subjekt i diskutimeve të mëtejshme me SHBA-në dhe partnerët evropianë, por për një armëpushim njëmujor nuk është rënë dakord.

Komentet e Macronit erdhën pasi kryeministri britanik, Keir Starmer, thirri bisedime urgjente për Ukrainën me liderët evropianë, kreun e NATO-s, Mark Rutte, dhe Kanadanë, në qendër të Londrës të dielën.

Shpërndaje në

U Kopjua