British Airways do të dënohet me më shumë se 183 milionë funte nga Zyra e Komisionerit të Informacionit, pasi hakerët vodhën të dhënat personale prej gjysmë milioni të klientëve të linjës ajrore British Airways
Ky incidenti përfshinte detajet e klientit si: kartën bankare, emrin, adresën dhe informacionin e rezervimit të udhëtimit etj
Marrja e të dhënave, e cila filloi në qershor 2018, ndodhi sepse British Airways kishte “dobësi ne sistemin e sigurisë”.
Komisioneri i informacionit Elizabeth Denham theksoi se “Kur një organizatë nuk e mbron nje informacion nga humbja, dëmtimi ose vjedhja, kjo është më shumë se një shqetësim.Ligji është i qartë, kur dikush ju ka besuar të dhënat personale ju duhet të kujdeseni për atë.
Gjoba prej £ 183.4m, përbën rreth 1.5% të British Airway prej 11.6 miliardë euro nga viti i kaluar.
Alex Cruz, kryetari dhe shefi ekzekutiv i British Airways theksoi: British Airways reaguan shpejt për këtë veper penale per vjedhjen të dhënat të konsumatorëve. Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi të mashtrimit / veprimtari mashtruese në llogaritë e marrura rreth klientëve tanë. Kërkojmë falje klientëve tanë për çdo shqetësim të shkaktuar nga kjo ngjarje.