Live

Bulliqi: Kushtetuesja më shumë e ka komplikuar, tash është radha e Presidentes

20:36 / 30 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka komentuar aktgjykimin e Kushtetueses për afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

Ai ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvendin e Kosovës më shumë e ka komplikuar gjendjen sesa ka dhënë rrugëzgjidhje.

“Unë mëndoj që më shumë e ka kompliku situatën sesa ka dhënë rrugëzgjidhje këtij procesi, sidoqoftë besoj që tash është radha të involvohet presidentja e vendit”, tha Bulliqi në “Frontal”.

Ai tha se pasi të ketë Kuvend, përgjegjësinë e ka Albin Kurti që ta bëjë Qeverinë.

Shpërndaje në

U Kopjua