Live

Burri në Prishtinë i hyn dajak të dashurës pasi i kërkoi të ndahen, Policia po e kërkon

19:14 / 02 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Telashet e mosmarrëveshjet e shumta në martesa apo lidhje dashurie, në të shumtën e rasteve përfundojnë me kërkesën për ndarje. Por, kjo jo gjithmonë pritet me mirëkuptim nga të dyja palët, pasi që në shumë raste burrat kërcënojnë gratë të cilat marrin vendime të tilla, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se me një situatë të tillë është përballur edhe një grua në Prishtinë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë mbrëmë pas mesnate.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e viktimës, pasi e njëjta i kishte kërkuar të dashurit të saj me të cilin bashkëjetonte që të ndahen, ai e ka sulmuar fizikisht.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin dhe ka rrëfyer krejt çka kishte ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka intervenuar, por i dyshuari akoma nuk është kapur pasi është arratisur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti dhe veprimet e tjera do të ndërmerren pasi i njëjti të arrestohet.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...