Një burrë në Podujevë dyshohet se ka rrahur gruan e tij dhe më pas policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit.
Në shtëpinë e tij është gjetur një pistoletë me 50 copë fishekë dhe një sprej, përcjell Klankosova.tv.
“Raportohet se bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike, psikike dhe kanosje viktimës femër kosovare”.
“Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar : një armë zjarri-pistoletë me 50 copë fishekë dhe një sprej. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.