Live

Burri padit ChatGPT pasi tha se ai vrau fëmijët e tij

22:00 / 20 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një norvegjez ka paraqitur një ankesë pasi ChatGPT i tha në mënyrë të rreme se kishte vrarë dy nga djemtë e tij dhe ishte burgosur për 21 vjet.

Arve Hjalmar Holmen ka kontaktuar Autoritetin Norvegjez të Mbrojtjes së të Dhënave dhe ka kërkuar që krijuesi i chatbot-it, OpenAI, të gjobitet.

Holmen thotë se ky halucinacion është shumë i dëmshëm për të.

“Disa mendojnë se nuk ka tym pa zjarr – fakti që dikush mund ta lexojë këtë rezultat dhe të besojë se është e vërtetë është ajo që më frikëson më shumë,” tha ai, raporton BBC.

Shpërndaje në

U Kopjua