Burri i shpallur fajtor për tentativë vrasje të shkrimtarit Salman Rushdie është dënuar me 25 vjet burgim.
Të premten, gjykata e qarkut Chautauqua në SHBA lëshoi dënimin për Hadi Matar, 27 vjeç, nga New Jersey, gati tre muaj pasi ai u dënua për herë të parë për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Matar u dënua për sulmin e vitit 2022 që e la shkrimtarin të verbër në syrin e djathtë.
Dënimi i tij pasoi një gjyq intensiv gjatë të cilit Rushdie, 77 vjeç, detajoi momentin kur ai u ndje i sigurt se do të vdiste nga sulmi i Matar gjatë një takimi letrar në shtetin perëndimor të New York-ut në vitin 2022. Shkrimtari u plagos rëndë dhe humbi përdorimin e syrit të djathtë.
Në një deklaratë të dhënë në gjykatë para dënimit të tij, Matar tha: “Salman Rushdie dëshiron të mos respektojë njerëzit e tjerë… Ai dëshiron të jetë një ngacmues, ai dëshiron të ngacmojë njerëzit e tjerë. Unë nuk pajtohem me këtë.”