Live

Cakolli: Deputetëve nuk po u bëhet vonë për krizën

11:01 / 25 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Eugen Cakolli nga organizata “Demokracia në Veprim” ka kritikuar vonesat institucionale dhe mungesën e përkushtimit nga ana e deputetëve për tejkalimin e krizës politike dhe institucionale në vend.

Sipas Cakollit, përgjegjësit kryesorë janë duke zvarritur situatën aktuale pa ndonjë ndjenjë përgjegjësie ndaj pasojave që po i shkaktohen vendit, njofton Klankosova.tv.

Përgjegjësit e plotë janë duke zvarritur situatën aktuale. Të njëjtëve nuk po u bëhet vonë, as për krizën, as për pasojat që po prodhon ajo. Jemi në një situatë ku, përtej aspektit politik, vendi rrezikon të përballet edhe me pasoja ekonomike, për shkak të pamundësisë për të ratifikuar marrëveshje në kuadër të planit ose mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë”,  deklaroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua