Live

Ceremonia mortore, krejt bota në varrimin e Papa Françeskut (VIDEO)

20:22 / 26 Prill 2025

Nga Kosova Live

Me lutje, e me bekime iu dha lamtumira e fundit Papa Françeskut.

E për ta përcjellë Papa Françeskun në vendin e prehjes, në meshën që u mbajt në Sheshin e Shën Pjetrit për funeralin e tij,  morën pjesë mbi 250 mijë besimtarë katolikë.

Në mesin e tyre liderë nga e gjithë bota, përfshirë këtu presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump atë të Francës, Emmanel Macron e të Ukrainës, Volodmir Zelenski.

Pjesëmarrës në Bazilikë qenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e i pari i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Para popullit e krejt udhëheqësve, u bënë lutje që Papa i ndjerë ta bekojë Kishën, Romën dhe krejt njerëzimin.

Derisa veprimtarinë e tij e ngritën në piedestal. 

Shpërndaje në

U Kopjua