Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar gjeneratën më të re të ushtarëve të saj.
Ceremonia për rekrutët e rinj të gjeneratës 02/2025 u mbajt sot në Ferizaj, në Sallën e Sporteve “Bill Klinton”, duke filluar nga ora 10:00, njofton Klankosova.tv.
Në këtë ceremoni morën pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë dhe nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe familjarë e mysafirë të rekrutëve.