Live

Çfarë është Virusi WannaCry ?

08:40 / 02 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Virusi WannaCry është virus i llojit Ransomware. Viruset Ransomware janë viruse të cilat enkriptojnë të dhënat e tua në kompjuterin personal dhe më pas kërkojnë një shumë të parave (Bitcoins) për të dekriptuar të dhënat e tua duke ju dërguar një Key (Çelës).

WannaCry filloi operimin e tij më 12 Maj 2017 ku mbrenda 48 orëve ka arritur rreth 230,000 viktima nga 150 shtete të ndryshme të botës.
WannaCry depërton në sistemin tonë përmes një gabimi të Microsoft Windows më saktë tek (SMB) ku përmes tij shprëndan virusin në të gjithë kompjuterët tjerë që janë të lidhur në atë internet.

Objektiva të WannaCry janë të gjithë ata përdorues që përdorin sistemin operativ Microsoft Windows.Shumica e viktimave të WannaCry janë infektuar duke klikuar në linka të ndryshme të cilat hakerat i shpërndajnë nëpër email.Nga 12 Maj deri tek 25 Qeshori zhvilluesit e WannaCry kan pranuar 400 pagesa që në kan vlerën e $122,879.51

Shpërndaje në

U Kopjua