Dy milardërt me të mëdhenjë të botës Bill Gates dhe Mark Zuckerberg njihen si njerzit me të fuqishëm nga ana e parasë dhe nga bota tekonlogjike.
Sa i përket veturave që te dy milionerët nuk kanë ndonjë preferencë ekstravagante sa i përket vozitjes së makinave.
Bill Gates njihet se është një koleksionist i Porsche. Ai posedon një Porsche 911, një 930 dhe një 959 i rrallë. Ku nga tipi Porsche 959 vetëm 337 janë prodhuar.
Themeluesi dhe CEO i Facebook, platformës më te madhe në botë e rrjeteve sociale, shpesh shihet duke drejtuar një Acura TSX të zezë, një makinë me vlerë rreth 30,000 dollarë. Ai thotë se preferon zgjedhjen sepse është “i sigurt, i rehatshëm dhe jo i dukshëm”. Ai gjithashtu thuhet se ka një Volkswagen GTI, një makinë me vlerë të ngjashme.