Live

Çfarë vendi pritet të zë Kosova pas zgjedhjeve në Gjermani, përgjigjet Balidemaj (VIDEO)

23:46 / 24 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Deputeti kosovar në Parlamentin e Bavarisë, Deli Balidemaj në “Edicionin Special” në Klan Kosova tregoi se çfarë vendi pritet ta zë Kosova pas zgjedhjeve në Gjermani.

“Raportet e partisë me CSU kanë qenë të kënaqshme. Është shumë e vërtetë që LDK është në grupin e partive të djathta siç është edhe CDU. Gjithsesi mendoj që kancelari i ardhshëm do të jetë shumë më i qartë përpos në raportet ndërkombëtare edhe në raport me Kosovën”, tha ai

Ai poashtu bëri të ditur se zgjedhjet kanë qenë të lira.

“Rezultati duhet të ishte edhe më i mirë, CDU/CSU mori 28.5 përqind dhe rezultati nuk ka qenë i kënaqshëm, ne kemi pritur se do të kemi 3-shin përpara. Duhet ta theksojmë se këto kohët e fundit para zgjedhjeve ka pasur ndikime të ndryshme. Ato ruse që kanë ndikuar në partitë e majta, gjithashtu edhe ndikimi amerikan”, tha Balidemaj.

https://youtube.com/watch?v=GRmDVajwYWA%3Ffeature%3Doembed

Shpërndaje në

U Kopjua