Live

Cilat janë parimet dhe ndryshimet qe sjellë GDPR ?

17:55 / 03 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ne parim GDPR synon mbrojtjen e te dhënave te qytetareve te BE-se ne epokën digjitale ku kufijtë gjeografik zhduken ne hapësirën kibernetike, duke vendosur te drejtat e subjekteve te te dhënave dhe obligimeve te kontrolloreve pavarësisht a janë brenda kufijve fizik evropian!
Këto dhe paraqesin ndryshimet kryesore, si reflektim te zhvillimeve ne fushën e teknologjisë informative duke plotësuar dhe ndryshuar me ketë raste Direktivën 95/56 tanimë te vjetër sa i përket qasjen se përpunimit te te dhënave personale!

Ndryshimet e sjella nga GDPR
Obligimet e Kontrolluesit
• Fusha e zbatimit territorial – GDPR zbatohet për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e aktiviteteve të një strukture të një kontrolluesi ose përpunuesi në Bashkim, pavarësisht nëse përpunimi kryhet brenda Bashkimit. Qe donë te thotë qe GDPR është obliguese për te gjithë operatoret ekonomik te cilat përpunojnë te dhënat e personale te qytetareve te BE-se, apo synojnë te ofrojnë shërbime qytetareve te BE-se.

• Dënimet.- Jo rastësisht GDPR quhet një Rregullore qe kafshon! Shkeljet e kësaj rregullore mund te kenë si pasoj dënimet te cilat arrijnë shume e 20 milion Euro apo 4% te qarkullimit vjetorë, ne varësi cila do jete shuma me e madhe!

• Pëlqimi – me rastin e kërkimit te pëlqimit nga ana e kontrolluesit,

• Pëlqimi duhet te jetë specifik, dhe jo gjeneral. Për çdo përpunim te te dhënave subjektet duhet te japin pëlqimin e tij/saj. Kontrollori duhet te informoj subjektin e te dhënave.

Shpërndaje në

U Kopjua