Live

Çitaku i reagon Kurtit: Ti je ai që dikur ke hedhur gurë e mllef mbi policinë

15:37 / 09 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se antifushata ndaj Policisë është e dëmshme, teksa foli për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu të hënën në Lipjan, në të cilin dyshohen të përfshirë pesë policë.

“Për dallim prej teje, ne e kemi respektuar Policinë gjithmonë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka kërkuar hetim profesional për rastin e fundit që ka përfshirë Policinë, si dhe përgjegjësi politike.

Sipas saj, nëse Kurti do ta respektonte me të vërtetë Policinë, “nuk do t’i linte pa këpucë e pa uniforma”, do t’u kishte rritur pagat dhe nuk do t’u kishte shkurtuar trajnimet në vetëm tre muaj.

Postimi i plotë:

Jo Albin,

Për dallim prej teje, ne e kemi respektuar Policinë e Kosovës gjithmonë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë. Ne i respektojmë institucionet pa kushte dhe pa kalkulime politike.

Ti je ai që dikur ke hedhur gurë e mllef mbi policinë. Sot, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë përveç hetim profesional për rastin, dhe përgjegjësisë politike.

Sa për respektin ndaj policisë, sikur ta kishe me të vërtetë, nuk do t’i lije pa këpucë e pa uniforma. Do t’ua kishe rritur pagat. Dhe mbi të gjitha, nuk do t’ua kishe shkurtuar trajnimet në vetëm tre muaj.

Shpërndaje në

U Kopjua