Live

Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut

10:57 / 19 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj situatës politike në vend, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e institucioneve.

Ajo tha se kjo gjendje është pasojë e mungesës së përgjegjësisë dhe ambicieve personale, duke theksuar se Kosova po paguan çmimin e kësaj sjelljeje politike.

“Kosova është marrë peng nga kokëfortësia, kryeneçësia, papërgjegjësia e Albin Kurtit dhe LVV-së. Nuk ka fije logjike që institucionet e Kosovës të mos konstituohen, në mënyrë që të jemi në gjendje të adresojmë sfida të shumta, hallet e shumta të qytetarëve, për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe ambicies së Haxhiut. Kosova është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme sesa secili prej nesh”, tha Çitaku.

Shpërndaje në

U Kopjua