Deputetja e betuar e PDK-së, Vlora Çitaku në vazhdimin e seancës jozyrtare është shprehur se janë bërë 162 ditë pa institucione funksionale.
Ajo u shpreh se për 162 ditë, sipas saj, Albin Kurti ka synuar të ua pamundësojë ushtrimin e detyrave të tyre.
“Nga përfundimi i procesit zgjedhor, 162 ditë, pa institucione funksionale, pa një Kuvend të konstituuar, me një Qeveri që ka ozurpuar zyret dhe kompetencat dhe që në mënyrë të jashtëligjshme vazhdon të marrë vendime që ndëshkojnë qytetarët e Republikës së Kosovës”.
“Për 162 ditë, Albin Kurti ka synuar të shuajë zërin tonë dhe të na pamundësojë ushtrimin e detyrave që na i ka besuar qytetari i Republikës së Kosovës”, u shpreh tutje Çitaku.