Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se Albulena Haxhiu po e lejon Kurtin të i shpërdorohet emri.
Këtë, Çitaku tha se ndjen keqardhje dhe se është e dhimbshme.
“Të lejosh që të shpërdorohet emri dhe integriteti personal deri në këtë pikë është sincerisht e dhimbshme dhe unë për vete nuk do ta lejoja për asnjë çmim. Kosova është shumë më e madhe se egoja e z.Kurtit dhe se ambiciet e Haxhiut. Ka mundësi që të zhbllokihet kuvendi, ka mundësi që të konstituohet Kuvendi i Kosovës, është në dorën e këtyre dy personave që të ndërmarrin hapa”, u shpreh Citaku në Klan Kosova.