Live

Çitaku: Qeveria ka mungesë të ambicies dhe guximit, sillen si administratorë të dobët të taksave tona

11:59 / 23 Maj 2023

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka thënë se kjo klasë qeverisëse më së shumti definohet nga mungesa e ambicies dhe guximit për të marrë vendime. Ndërsa ka thënë qeveritarët po sillen si administratorë të dobët të taksave tona.

Postimi i plotë i Çitakut:

Kjo klasë qeverisëse më së shumti definohet nga mungesa e ambicies dhe guximit për të marrë vendime.

Sillen si administratorë të dobët të taksave tona. Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si të luftohen barrierat në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për ta realizuar potencialin e vet.

Pa investime kapitale.

Pa vizion.

Shpërndaje në

U Kopjua