Live

ÇKA ËSHTË GDPR?

10:06 / 01 Gusht 2019

Nga Kosova Live

General Data Protection Regulation e njohur me akronimin -GDPR është Rregullore e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave t e personave fizikë dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave brenda BE-se.
Pas katër viteve të përgatitjes dhe debatit ne mes te eksperteve dhe shteteve anëtare te BE-se , GDPR u miratua përfundimisht nga Parlamenti i BE-së më 14 prill 2016. Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave të BE (ne tekstin e mëtejme GDPR) ka hyre ne fuqi me 25 Maj 2018 dhe ka zëvendësuar Direktivën 95/46 / EC për Mbrojtjen e të Dhënave personale.

Objektivat e synuara te GDPR janë:
1. Nivel te njëjtë te mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të personave fizikë në lidhje me përpunimin e këtyre të dhënave te barasvlershëm në të gjithë Shtetet Anëtare
2. Fuqizimin dhe përcaktim me hollësi të të drejtave të subjekteve të të dhënave
3. Detyrimeve të qarta kontrolloreve/përpunuesve që përpunojnë dhe përcaktojnë përpunimin e të dhënave personale.

Shpërndaje në

U Kopjua