Ka dështuar edhe sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj.
Për të pestën herë me radhë, Vetëvendosjes nuk i eci përpjekja për të çuar përpara votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit.
As sot nuk u arrit të formohet komisioni që do ta zhvillonte këtë proces, pasi 56 ishin për, 1 kundër.
Ish-opozita refuzoi të propozojë emra për komision dhe për pasojë, seanca u ndërpre.