Live

Conte flet për lëndimin e Rrahmanit, mbrojtësi e lëshoi lojën para kohe

19:11 / 16 Mars 2025

Nga Kosova Live

Amir Rrahmani ka qenë titullar si gjithnjë për Napolin edhe në duelin e sotëm ndaj Venezias, por që lëshoi lojën në minutën e 74-të.

Rrahmani pësoi një lëndim dhe për këtë nuk ka mundur ta vazhdojë ndeshjen.

Kjo bëri që trajneri Antonio Conte ta zëvendësojë me mbrojtësin brazilian Juan Jesus, në përballjen që u mbyll 0-0.

Antonio Conte ka folur pas largimit të Amir Rrahmanit nga loja ndaj Venezias.

“Si është Rrahmani? Nuk ka pasur ndonjë gjë të rëndë, duhet të jetë i lodhur. Mund të jetë edhe tronditje, duhet vlerësuar lëndimi për grumbullimin e kombëtares”, deklaroi trajneri italian.

Ende nuk dihet se a do të mund Amir Rrahmani të bashkohet me grumbullimin e Kosovës për ndeshjet ndaj Islandës që zhvillohen më 20 dhe 23 mars.

Shpërndaje në

U Kopjua