Live

Dafina Zeqiri shtatzënë?

10:27 / 20 Mars 2024

Nga Kosova Live

Dafina Zeqiri është një prej këngëtarëve që merr më së shumti vëmendje.

Nga performancat, stili i veshjes e deri të menyra e jetesës, Dafina është gjithnjë nën “lupën” e ndjekësve.

Ajo ka postuar fotografi nga Stambolli, e veshur me kostum dy pjesësh të kaltër, ku shfaq linjat e saj fantastike të trupit.

Por çfarë merr vëmendje është mbishkrimi i fotografive.

“Mama e ardhshme” ka shkruar Dafina, duke ngjallur dyshimet për shtatzëni.

Komentet në fotografi kanë qenë të menjëhershme, duke i thënë Dafinës se “do të jetë një mama shumë e mirë”.

Shpërndaje në

U Kopjua