Live

Dardan Molliqaj e lavdëron Glauk Konjufcën

12:19 / 19 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka lavdëruar kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Përkundër që ka vite që mes Molliqajt dhe Lëvizjes Vetëvendosje një rivalitet të egërsuar, kryetari i PSD-së beson se ish-bashkëpartiaku i tij po e kryen siç duhet punën e kryetarit të Kuvendit, shkruan kosovalive.net

Sipas Molliqajt, Konjufca është i vetmi nga liderët shtetëror që po e kryen punën e tij siç duhet.

POSTIMI I PLOTË:

Glauk Konjufca ka arritur që ta depolitizojë Kuvendin. Në kohën kur ka vlime politike, Kuvendi është jashtë diskutimeve për to. Jashtë skenës. Aty nuk raportohet për dialogun, sepse konsiderohet që raportimet e mjaftueshme kanë ndodhur me liderët e partive. Kështu iu tha kryeministri. Por nuk është që edhe deputetët kërkojnë raportim, sipas rendit e procedurave.

I vetmi që po e kryen rolin e tij është Konjufca. Në ndërkohë që amortizon kundërshtarin duke e luajtur neutralin për disa tema, ai e ka detyrë të fundit zbutjen ose edhe tretjen e polarizimeve.

Tkurrja e rolit të Kuvendit është rrezik. Por a është ky zhvillim edhe paralajmërim për ndërrimin e formës së qeverisjes? Pra koncentrimi i pushtetit tek 1-shi?

Shpërndaje në

U Kopjua