Live

De Bruyne zbulon se si u motivua për paraqitjen fantastike ndaj Crystal Palace

19:55 / 12 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka zbuluar se kush ka qenë motivimi kryesor që fshihet prapa paraqitjes së tij fantastike ndaj Crystal Palace të shtunën në Ligën Premier.

Crystal Palace mori një epërsi prej dy golash brenda 21 minutave të para të ndeshjes përmes Eberechi Eze dhe Chris Richards.

Kjo ishte e tëra që mund të bënin mysafirët në këtë sfidë pasi City të udhëhequr nga Kevin De Bruyne ia dolën të përmbysin gjithçka dhe të triumfojnë me rezultat 5-2.

De Bruyne, i cili pritet të largohet nga City në fund të sezonit, ka zbuluar se ai dëshiron ta shohë klubin e tij teksa përfundon në një pozitë e cila siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, raporton Telegrafi.

Me këto tri pikë të fituara, kampioni në fuqi i Anglisë ka tejkaluar Chelsean për të kaluar në vendin e katërt në tabelë me 55 pikë nga 32 ndeshje.

“Dua të largohem me një vend në Ligën e Kampionëve për këtë ekip pasi ata e meritojnë këtë. Ne kemi qenë në Ligën e Kampionëve për nëntë, dhjetë vite sa kam qenë këtu”.

“Kështu që shpresojë se do ta bëjmë këtë për ekipin vitin e ardhshëm dhe unë do të mundohem të luajë futboll të mirë siç kam bërë gjithmonë”, ka thënë De Bruyne.

Ekipi i Pep Guardiolës do të rikthehet në aksion në Ligën Premier javën e ardhshme ku do të luajnë ndaj Evertonit në udhëtim.

Shpërndaje në

U Kopjua