Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është duke u mbajtur seanca ndaj të dyshuarit Mehmet Gorenc, i cili dje dyshohet se e ka vrarë vajzën e tij 15 vjeçare në Prizren, e po ashtu lëndoi me thikë vajzën tjetër 10 vjeçare.
E po ashtu lëndime pësoi edhe gruaja e të dyshuarit.
Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Marcel Lekaj, zëdhënës i Gjykatës Themelore të Prizrenit.
“Në ora 14:30 ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë. Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje ose posedim i paautorizuar i armëve”.