Komuna e Rahovecit ka nisur një nismë inovatore për të luftuar ndotjen e mjedisit, duke shpërblyer qytetarët që raportojnë raste të hedhjes së mbeturinave në mënyrë të paligjshme.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Smajl Latifi, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, i cili tha se çdo qytetar që denoncon sjellje të papërgjegjshme që dëmtojnë ambientin, do të shpërblehet, njofton Klankosova.tv.
Një rast konkret ka ndodhur ditën e djeshme, ku një qytetar që kishte denoncuar një person duke hedhur mbeturina në rrugë, është shpërblyer me 50 euro nga komuna.
Kjo e fundit ka paralajmëruar se do të vazhdojë me këtë praktikë edhe në rastet e ardhshme.
Ndiqni detajet, në videon vijuese: