Për herë të 11-të, deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për konstituimin e Kuvendit. Drama politike duket se do të vazhdojë, pasi asnjë nga partitë politike nuk ka ndryshuar qëndrim.
Në dy seancat e fundit u propozua formimi i një komisioni për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, por nuk kaloi, raporton klankosova.tv.
Edhe sot, Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë sinjale se do të propozojë sërish që procesi të vazhdojë me votim të fshehtë.